Në sheshin Skënderbeu janë mbledhur qindra mijëra njerëz për të përkrahu tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 15 vjetorit të themelimit.
Në ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke paralajmëruar rrezikun që mund të sjell ky tubim në përhapjen e virusit Covid-19, transmeton arbresh.info
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson që ky tubim të mos ketë efektin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantas dhe Valencias, që besohet se i kontribuojë shpërthimit të virusit në Itali dhe më gjerë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!
Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbeve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish.
Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-ve dhanë paralajmërimin se: “Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”.
Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.
Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi.
Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia.
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...