Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që partitë politike po tregohen shumë të papërgjegjshëm, duke mos i respektuar masat anti-COVID gjatë tubimeve të fushatës.
“Jo vetëm Vetëvendosje, por të gjitha partitë politike, do ndërlidhem me fjalinë e Kurtit që tha që ’10 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit të madh’ dhe unë kam frikë që ndryshimi do të jetë një shpërthim i infeksionit dhe do një krize institucionale dhe shëndetësore”.
Paçarizi në Edicionin e Analizës Zgjedhore theksoi që partitë tjera politike nuk mund të mbajnë tubime të mëdha si të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk është që të tjerët nuk janë më të kujdesshëm se Kurti, poe nuk po arrijnë të mbledhin kaq shumë njerëz për t’i infektuar dhe kjo është papërgjegjësi e madhe e liderëve që po e keqpërdorin qytetarin duke e nxjerrë në rrugë, ndërkohë që janë në fuqi masat kundër tubimeve të tilla, që i sanksionojnë këto tubime”.
“Nuk e di nëse dikush i pyet këta njerëz se ku po shkojnë dhe me çfarë të drejte e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, të cilëve u premtojnë një jetë më të mirë. Këta njerëz duhet t’u premtojnë qytetarëve më shumë shtretër nga 14 shkurti e tutje”.
“Kjo flet për një klasë politike të papërgjegjshme, e cila nuk i zgjedh mjetet për të ardhur në pushtet dhe po synon ta udhëheqë një shtet me qytetarë të infektuar”, u shpreh Paçarizi.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë