Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth mandatarit për kryeministër nga koanlicioni LAN.
Thaçi, përmes një konference për media, tha se më ketë vendim u dëshmua edhe një herë se në Kosovë mbizotëron demokracia si dhe funksionojnë institucionet e pavarura, raporton arbresh.info.
“E mirëpres përfundimin e këtij procesi politik dhe juridik. U dëshmua edhe një herë, se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë institucionet e pavarura. Tani i është hapur rruga formimit të qeverisë së re. Kam qen i kujdesshëm në çdo hap që kam marrë, që të jem përputhje me respektimin e Kushtetutës. Tani pres që sa më parë të themelohet qeveria e re”, u shpreh Thaçi.
Ai, po ashtu u bëri thirrje partive politike nga koalicioni LDK, AAK dhe NISMA që sa më parë të orientohen në mbajtjen e seancës për formimin e qeverisë së re.
“Është mirë që orientimisht është përcaktuar periudha kohore e mbajtjes së seancës së re. Andaj ftoj partitë politike që të ndërmarrin hapa sa më shpejt”, tha presidenti Thaçi.
Sipas tij, qeveria e re duhet t’i ndërmarr dy hapa urgjent, që sipas tij janë kujdesi nga pandemia COVID-19, si dhe rimëkëmbja ekonomike.
Dy hapa janë urgjent tani që duhet t’i ndërmarrim. E para të mbetemi të kujdesshëm ndaj pandemisë, çështja tjetër ku duhet ta vazhdojmë përqendrimin , është rimëkëmbja ekonomike e vendit”, u shpreh Thaçi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese të enjten ka dhënë vendimin e saj rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi, dhe ka vendosur ti hapi rrugë krijimit të qeverisë se re, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, shkruan arbresh.info.
Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.
Gjykata në vendimin e saj, ka vlerësuar se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi pro i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...