Në Qeverinë e Kosovës po mbahet tryezë diskutimi dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri, Albin Kurti tha se vendi nuk do të ndalet derisa drejtësia të vihet në vend.
“Sivjet janë bërë 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, me epilog çlirimin e vendit dhe popullit tonë. Ishte strategji e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve në Kosovë. Kjo strategji po vazhdon edhe sot. Këtë javë kanë filluar përgatitjet për gërmime mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbinë shpresojmë që kjo nuk është përpjekje e shtetit serb për të evituar nga gërmimet. Ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave. Kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivave. Sot sikur dhe çdo ditë ritheksojmë zotimin tonë për kërkimin e drejtësisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, shtoi ai.
Kryeministri tha se kanë rritur kapacitetet e institucioneve për të hetuar krimet e luftës.
“Kemi zhvilluar bazën ligjore dhe kemi rritur kapacitetet e institucioneve. Në Policinë e Kosovës kemi ngritur Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës. Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët dhe urdhërdhënësit të vendosen prapa grilave. Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi pasi këto krime sikur nuk vjetërsohen as nuk falen”, shtoi ai./rtk
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin