Partitë politike do të vazhdojnë me një rund të ri të organizimit të tryezave, ndonëse nga katër sosh të organizuara së fundmi nuk është arritur kurrfarë konsensusi.
Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, po bëhet gati ta organizojë tryezën e radhës me partitë politike, ndonëse nga katër tryezat e tilla të organizuara së fundmi nuk është arritur kurrfarë konsensusi.
Tryeza e parë është organizuar nga partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe në fund nga Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, shkruan më tutje “Zëri”.
Vetë përfaqësuesit e subjekteve politike po i vlerësojnë si të paefektshme tryezat e tilla, ndonëse kanë qenë organizatorë të tyre.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...