Google ADS

Trusti tregon si duhet të bëhet aplikim të tërheqjes së parave

14:10 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Fondi Pensional i Kursimve ka njoftuar se për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, do të hapet një faqe e re.

Në njoftimin e Trustit bëhet e ditur se aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit do të bëhet vetëm online.

“Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur sepër plikim janë në dispozicion katër muaj.

“Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thekson njoftimi.

./ Arbresh.info/

Lexo edhe :

Detaje të reja për vrasjen në Prishtinë: I dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri

 

Të ngjashme