Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi nuk kaloi as kësaj radhe ligji për tërheqjen e 30 për qind e Trustin.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, tha se është për keqardhje injorimi i Qeverisë dhe deputetëve të LVV-së.
Tërheqja e Trustit shkon për herë të dytë në Kuvend ku sipas tij është bërë me kërkesë të qytetarëve, si pasoj e gjendjes së rënduar ekonomike, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
TRUST JO, MARTIN PO!
Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.
Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.
Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron.
Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.Turp!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...