Google ADS

Trusti| Gati gjysma e kontribuesve aplikojnë për gjashtë orë

22:13 | 11 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Për gjashtë orë prej kur është hapur mundësia për aplikim për tërheqjen e 10 për qind të Trustit kanë aplikuar 200 mijë persona.

Numri total i kontribuesve është 449194, që do të thotë se deri më tani gjysma prej tyre kanë aplikuar për tërheqje.

Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

200 mijë aplikime për 6 orë!

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Friday, December 11, 2020

Qytetarët mund të aplikojnë për të tërhequr 10 përqindëshin duke klikuar në njërin nga 3 linqet më poshtë:

Kujtojmë që pak më parë Trusti Pensional ka sqaruar problemin “ gabim i papritur” që po ju shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit.

Lidhur me këtë thuhet se problemi qëndron tek bankat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme