Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, prandaj në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël.
Trusti ka sqaruar se në llogaritë e qytetarëve në Trust bilanci del të jetë i vogël pasi tashmë për ata që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë filluar procedurat e ekzekutimit të pagesave, ndërsa në përgjithësi vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënë për 0.12 për qind.
Zëdhënësi i Trustit të Kosovës, Jeton Demi tha për Telegrafin, se nuk mund të garantojnë se do të ketë rritje dhe se aktualisht vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënie në 0.12 për qind.
“Ne nuk garantojmë se çdo datë do të jetë në rritje, për vitin 2020 jemi më shumë se 2.5 për qind rritje, dhe rreth 20 për qind e të gjitha bilanceve. Dita e enjte është data e çmimit të aksionit me të cilin kanë aplikuar kontribuuesit e të premtes, shtunës dhe të dielës. Çmimi i njësisë është ai i të premtes, i cili është ulur për shkak të performancës me 0.12 për qind, këtu është ajo diferenca e çmimit e njësive dhe fjala është për minus 0.12 për qind, është fat që nuk është më shumë, kjo është për shkak të pandemisë, mund të ishte më shumë. Kjo nuk kontrollohet nga ne”, tha ai.
Trusti i Kursimeve Pensionale kishte njoftuar qytetarët se deri në ditën kur tërhiqen kursimet, varësisht nga lëvizjes në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet).
Rrjedhimisht edhe shuma që do të tërhiqni do të jetë me e madhe ose më e vogël se sa shuma që kanë aplikuar.
Ndryshe, deri tani për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë aplikuar mbi 330 mijë qytetarët dhe aplikimi do të vazhdojë deri më 6 prill 2021.
Ekzekutimi i pagesave është thënë se do të bëhet pas datës 23 dhjetor./Arbresh.info/.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...