Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në një prej spitaleve të Turqisë pas një sëmundjeje të rëndë.
Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta tek personalitetet e rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.
Arbresh.info është duke qëndruar tek shtëpia e të ndjerit në Suhodoll të Mitrovicës ku ka folur me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ylber Durmishi.
Ai ka treguar se trupi i pajetë i Rexhepit do të arrij në Kosovë nesër në mëngjes ndërkohë që varrimi i tij do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Ndërkohë, koha se kur do të bëhet varrimi nuk është specifikuar duke lënë të kuptohet se kjo do të ndodh nesër pasdite./arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit