Trupi i pa jetë në Shkrel dyshohet se u dëmtua nga kafshët e egra

23:11 | 14 Dhjetor 2024
R J

Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:00.

Lidhur me rastin, trupi i pa jetë që është gjetur, dyshohet se është dëmtuar nga kafshët e egra.

Kështu tha për Arbresh.info Valbona Disha – Haxhosaj, prokurore e rastit.

“Dyshohet se kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra, por kjo do të vërtetohet kur t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Disha – Haxhosaj.

Rastin në fjalë, për Arbresh.info e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi,duke thënë policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll.

Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës

“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme