Google ADS

Trupi i Ivanoviqit nesër niset për Beograd

19:39 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës ka marr vëmendjen e gjitha institucioneve, të cilat po kërkojnë zbardhjen e rastit sa më parë.

Trupit të pajetë të Ivanoviqit i është bërë menjëherë autopsia, proces ky që ka zgjatur katër orë, transmeton Indeksonline.

Drejtori i spitalit ku u shtrua Ivanoviq pas plagosjes, Milan Ivanoviq ka thënë se viktima u plagos me gjashtë plumba nga një armë e llojit M70A.

Sipas tij, Ivanoviq nga plumbat pësoi lëndime në pjesën e sipërme të barkut, në gjoks, në organet vitale, aortë të sipërme dhe mëlçi, që quan deri në gjakderdhje të menjëhershme brenda në trup.

Autopsia u bë nga patalogia Suzana Matejic, që punon në Fakultetin e Mjekësisë në Mitrovicë dhe u mbikëqyr nga përfaqësuesit e EULEX-ut dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Pas autopsisë, trupi i pajetë i Ivanoviqit u dërgua në selinë e partisë së tij në veri dhe me kërkesë të familjarëve, nesër do të dërgohet për në Beograd, për t’u varrosur nesër ose pasnesër te “Varrezat e Reja”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme