Google ADS

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Osmani kontakton Daçiqin: E mirëpres deklaratën për tërheqje

12:31 | 1 Tetor 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka kontaktuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ishte i shqetësuar për dërgimin e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Osmani tha se ka mirëpritur tërheqjen e trupave të ushtrisë serbe, dhe sipas tij ky është një hap për de-përshkallëzim, përcjell Arbresh.info

Gjithashtu, Osmani tha se mirëpret vendimin e NATO-s për shtim të trupave të KFOR-it.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufiritë Kosovë-Serbi, këtë mëngjes e kontaktova Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. E mirëprita deklaratën për tërheqjen si hap të parë për depërshkallëzimin. Mirëprita vendimin e NATO’s për shtim të trupave të KFOR’it. OSBE e pranishme dhe e gatshme të asistojë për uljen e tensioneve dhe rikthimin në tavolinë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme