Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

15:10 | 1 Shtator 2024
E.G

Trupat italiane nga rezervat e KFOR-it mbrëmë, përfunduan dislokimin e tyre në Kosovë, si pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO.

Ata do të zëvendësojnë trupat rezervë nga Greqia dhe Bullgaria.

“Shtabi i ri përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë i Brigadës AOSTA dhe nga personeli shtesë i Karabinierëve italianë,” thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Batalioni do të qëndrojë në Kampin Villaggio Italia për disa muaj, duke kryer patrulla dhe aktivitete të tjera, si dhe do të përdoret si përgjigje ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes,” thuhet më tej në komunikatë.

KFOR ka duke theksuar se mbetet i gatshëm për të trajtuar çdo skenar të sigurisë. /Arbresh.info/

Të ngjashme