Trupat e Maqedonisë së Veriut do të jenë pjesë e KFOR-it në Kosovë

19:46 | 21 Qershor 2022
E.H

Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është marrë Vendimi për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës për një periudhë 6 mujore, si dhe vendimin për dërgimin e dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë.

Gjithashtu u miratua një vendim për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e 33 anëtarëve të Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Rumanisë dhe Republika e Turqisë me mjetet materialo-teknike, mjetet motorike dhe pajisjet ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat së bashku me nëntë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil të URMV-së, do të marrin pjesë në kryerjen e detyrave në Komandën e Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG./alsatm/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme