Google ADS

Trupat e KFOR-it te Liqeni i Ujmanit, Beogradi akuzon presidentin Thaçi

18:26 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info
Për patrullimet e trupave të KFOR-it te Liqeni i Ujmanit, Beogradi zyrtar po e akuzon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Thaçi po e përdor praninë e forcave të KFOR-it në hidrocentralin e Gazivodës, për të futur në histori marrëveshjen e energjisë me Serbinë.

Drecun po pretendon se paralajmërimet e fundit për tensione, po synojnë të frikësojnë popullin serb, transmeton lajmi.net.

“Në ditët e fundit kemi pasur tensione të ngritura pas një fushate të dezinofmimit e cila synon ta frikësojë popullion serb dhe të formojë një situatë ku priten incidente”, tha Drecun.

Ai ka kërkuar shpejgime nga KFOR-i për patrullimet e djeshme në afërsi të Ujmanit.

“Ne po hyjmë në fazën kritike të zgjidhjes Kosovë-Serbi dhe KFOR-i nuk është bindës kur thotë se kryen vetëm stërvitje. Qëllimi i këtij ushtrimi mbase kishte një mesazh”, deklaroi Drecun.

Ky i fundit po thotë se Kosova medoemos po tenton ta marrë në pronësi këtë Liqen.

Sipas Drecunit kjo po bëhet duke tentuar të improviziohet një marrëveshje e Energjisë, që ai thotë se nuk ekziston.

Milovan Drecun theksoi se Serbia duhet ta marrrë parasysh qëndrimin e Uashingtonit për zgjidhjen me Kosovën. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme