Presidenti amerikan Donald Trump u fut në trazirat politike franceze, duke deklaruar që të shtënat fatale ndaj një oficeri të policisë në qendër të Parisit do të kenë “efekt të madh” kur votuesit të nisen drejt vendvotimeve.
Trump nuk ka përmendur ndonjë kandidat me emër, transmeton portali arbresh.info. Por deklarata e tij në Twitter – “Populli i Francës nuk do të durojë edhe shumë. Do të ketë efekt të madh në zgjedhjet presidenciale!”, ka ardhur në një kohë kur është duke u bërë një garë e ngushtë, me të paktën katër kandidatë që po garojnë fytas.
Ndërkohë Le Pen në një deklaratë ka fajësuar “islamin radikal”, të cilin ajo e quajti një ideologji monstruoze, totalitare që ka shpallur luftë kundër kombit tonë, në arsye, në qytetërim”, për sulmin e së enjtes./Arbresh.info
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...