Trump sikurse Behgjet Pacolli, dhuron tri rrogat e para presidenciale

14:06 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Donald Trump ka dhuruar tri rrogat e tij të para si i pari i superfuqisë amerikane, shkruan portali arbresh.info.

Çeku që presidenti Trump do t’i dhurojë Shërbimit Kombëtar të Parqeve kap shumën e 78, 333.32 dollarë.

Një gjë të tillë ai e kishte premtuar qysh në kohën e fushatës parazgjedhore.

Kujtojmë se në vitin 2011 presidenti i atëhershëm Behgjet Pacolli rrogën e tij ia kishte dhuruar dhjetë familjeve kosovare.

Rroga e presidentit të Kosovës është rreth 3000 euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme