Trump: Liderët e Kosovës dhe Serbisë u përqafuan në Zyrën Ovale, kanë dallime edhe fetare

15:44 | 27 Shtator 2020
L G

Gjatë një tubimi zgjedhor në Pensilvani, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë përqafuar në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Express.

“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshrkuar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai më tutje.

Këto fjalë mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme nga minuta 2:30.

https://twitter.com/thehill/status/1310055518048866304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1310055518048866304%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftrump-lideret-e-kosoves-dhe-serbiise-u-perqafuan-ne-zyren-ovale-kane-dallime-edhe-fetare%2F

Ai foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm.

“Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme