Kombet e Bashkuara nuk po arrijnë dot potencialin tyre të plotë dhe kjo ndodh për shkak të keqmanaxhimit dhe burokracisë. Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Kombet e Bashkuara në fjalimin e tij të parë aty, ndërsa shtoi se OKB duhet të përqendrohet me shumë tek njerëzit se sa tek burokracia.
Komentet e Trump u bënë gjatë një takimi për reforma, ndërsa ende pritet fjalimi i tij para Asamblesë së Përgjithshme.
“OKB ka ushqyer të uriturit, ka ndihmuar në katastrofa natyrore dhe ka fuqizuar femrat në shumë shoqëri në botë. Por vitet e fundit OKB nuk ka arritur potencialin e saj të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmanaxhimit. Që prej vitit 2000, buxheti i OKB është rritur me 140%, ndërsa stafi është dyfishuar, por ende s’kemi parë rezultatet në nivel të këtij investimi”, tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se çdo vend duhet ë paguajë pjesën e tij për kostot e OKB dhe faturën e SHBA që mbulon 28,5% të tyre e cilësoi të padrejtë. Trump nxiti anëtarët e OKB që të guxojnë dhe jo të vazhdojnë punën si zakonisht, ndërsa i bëri thirrje sekretari të Përgjithshëm, Antonoi Guteres që të sjellë ndryshime. Ky i fundit pranoi se kufizimet e tepërta e mbanin zgjuar natën, ndërsa shtoi se disa prej rregullave të krijuara nga OKB e kanë penguar ndjeshëm punën e saj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?