Veprimet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se kanë shuar të gjitha shpresat se politika amerikane në raport me Kosovën, do të ndryshojë. Megjithatë, analistët serbë thonë, se fakti që shpresa serbe është shuar, nuk është sfida më e madhe që ata i pret.
Nga eufori, në zhgënjim. Kështu mund të përshkruhet atmosfera në Serbi, në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump president të 45-të i SHBA-së.
Opinioni në Serbi kishte krijuar besimin se Trump do të ua kthente Kosovën. Megjithatë, çdo hap që presidenti i ri amerikan, dhe personat e administratës së tij e kanë bërë, mund të interpretohet si shuplaka ndaj Serbisë. Por, mediat serbe shkruajnë, se ky duket të mos jetë fundi. Ajo që po vijon, thonë analistët serbë, mund t’i dhëmb edhe më shumë Serbisë.
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar në Serbi u mirëpritën me entuziazëm rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Serbët aq shumë urrenin familjen Clinton, dhe nuk donin që një pjesëtar i saj të jetë në krye të vendit më të fuqishëm në botë. Ata u entuziazmuan se në krye të SHBA-ve po vinte një president, mik me Putinin, që do të ua kthente Kosovën.
Ky entuziazëm u shoqërua edhe me parulla e mbishkrime mbështetëse si ato “Trump është serb”. Dhe pastaj, u shokuan me veprimet e njëpasnjëshme. I pari ishte sekretari i ri i Mbrojtjes James Mattis i cili tha se reduktimi i forcave ushtarake amerikane do të ndodhë vetëm atëherë kur Forca Ushtarake e Kosovës të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi për ta mbrojtur vendin.
Në linjë të njëjtë, ishte edhe urimi i Trump për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, që i dërgoi homologut të tij kosovar Hashim Thaçi. E më pas edhe ambasadorja e re amerikane në OKB, Niki Haley, e cila tha se Kosova e meriton të marrë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim të plotë në OKB.
E “qershia mbi tortë” sipas mediave serbe, ishte kur Trump ‘grushtoi’ personalisht serbët, duke u takuar në Uashington me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takim që u konfirmua nga një foto e postuar në “Facebook”, nga ky i fundit. Duket se të gjitha këto lëvizje kanë shuar shpresat e Serbisë për një ndryshim në politikën amerikane ndaj Kosovës. Megjithatë, analistët serbë thonë se i pret edhe një sfidë më e madhe se sa këto. Drejtori i Qendrës për Alternativa Strategjike, Dushan Prorokoviq, thotë se politika e jashtme amerikane e udhëhequr nga Trump, po vepron në bazë të strategjive shtetërore të miratuara më parë. Ai vë në dukje se presidenti i SHBA-së nuk e ndryshon vendimin e Kongresit dhe Senatit, dhe ato vendime që paraardhësit e tij i kanë ndërmarrë në 25 vitet e kaluara.
“Nëse ai do të donte të bënte ndryshime, sërish do të duhej kohë. Unë nuk pres ndonjë ndryshim në politikën e Trump ndaj Kosovës, sepse kjo tashmë është një çështje periferike në Uashington”. Njëjtë mendon edhe drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, i cili thotë se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se presidenti amerikan, kushdo qoftë ai, nuk mund të ndryshojë strategjinë kombëtare.
Janjiç mendon se Tramp dhe administrata e tij do të insistojnë të përmbyllin çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Shqetësim të njëjtë me Janjiq ndanë edhe Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën. Ai për “Telegrafi”-n serb ka thënë se veprimet e Tramp dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të insistojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata shkuan një hap më tej, për fat të keq. Ata duket se po përgatiten për një ofensivë politike kundër Serbisë dhe të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të shtyrë anëtarësimi e Kosovës në OKB”, ka thënë Drecun. Ai paralajmëron se hapi i radhës i administratës Trump do të jetë rritja e presionit ndaj Serbisë, për ta njohur Kosovën, dhe hapja e dyerve që ajo të pranohet në OKB. Drecun ka shtuar se amerikanët e dinin se Kosova është një çështje e ndjeshme për ta, por sipas tij, Trump tani është duke shkuar një hap më tej./G.Metro/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...