Google ADS

Trump dhe Erdogan kërkojnë të forcojnë lidhjet

08:36 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, kanë diskutuar për mënyrat se si të forcojnë marrëdhënien turko-amerikane gjatë takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu.

“Presidenti Trump përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e aleatit tonë të NATO-s Turqisë dhe nevojën për të punuar së bashku për të përballuar terrorizmin në të gjitha format e tij”, tha rezidenca ekzekutive në një përmbledhje të takimit, transmeton portali arbresh.info.

Në Shtëpinë e Bardhë më herët të martën, Erdogan tha, “Ne jemi të angazhuar për të luftuar të gjitha llojet e terrorizmit, pa asnjë lloj diskriminimi, që imponojnë një kërcënim të qartë dhe të pranishëm mbi të ardhmen tonë.

“Nuk ka vend për organizatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë,” shtoi ai.

Të dy krerët u takuan mes mosmarrëveshjeve të forta mes SHBA dhe Turqisë lidhur me mbështetjen e Uashingtonit për YPG pasi Turqia e shihte grupin si degë siriane të organizatës terroriste PKK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme