Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të zhvillojë një takim me homologun e tij nga Turqia, Recep Tayyip Erdoğan, që do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoğan-in do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.
Marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Ankarasë janë të tendosura si pasojë e strategjisë amerikane mbi Sirinë dhe pranisë së vazhdueshme në SHBA të udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen.
Ankaraja zyrtare kërkon ekstradimin e Gylenit në Turqi në lidhje me grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin jetën e humbën 250 qytetarë dhe mbi 2.200 të tjerë mbetën të plagosur, në tentativën e njësive ushtarake të kryesuara nga oficerë të FETO-s për të marrë pushtetin në Turqi.
Turqia akuzon Gylenin se është ideatori i përpjekjes së përgjakshme të grushtit të shtetit.
Që nga viti 1999 ai jeton në SHBA.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...