Trump autorizon publikimin e dosjeve për vrasjen e Kennedy

00:30 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar lirimin e rreth 3 mijë dosjeve për vrasjen ish-presidentit amerikan, John F Kennedy.

Megjithate, ai ka bllokuar publikimin e dosjeve tjera, duke theksuar se mund të jenë shqetësim për sigurinë kombëtare, transmeton portali arbresh.info

Zyrtarët e lartë të administraës nuk kanë dhënë detaje rreth përmbajtjes së dosjeve që do të publikohen nga Arkivat Kombëtare.

Teoritë e konspiracionit kanë ndryshuar që kur Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje në Dallas, Teksas, më 22 nëntor 1963./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme