Këmbësoret në kryeqytet po përballen më vështirësi të shumta gjatë ecjes në rrugë, pasi që trotuaret janë shndërruar në parkingje. Shpeshherë ata rrezikojnë edhe jetën e tyre gjë që u bie të lëvizin gjatë rrugës nga kalojnë makinat.
I rrezikuar në komunikacion po ndihet edhe këmbësori E.G, i cili thotë se trotuaret janë bërë vend parkingje të sigurta, pasi që nuk po ndërmerr askush asgjë.
“Ndihemi të rrezikuar sepse nuk po kemi ka me kalu. Ne detyrohemi të ecim rrugës ka kalojnë makinat, kjo për shkak që trotuaret janë të mbushura me makina që shfrytëzohen si parkingje dhe policia kalon këndej e asgjë nuk ndërmerr”.
Policia e Kosovës thotë se janë të angazhuar rreth këtij problemi si dhe po shqiptohen gjoba për ndalje dhe parkim të parregullt.
“Të gjitha njësitë në kuadër te stacioneve policore në qytetin e Prishtinës dhe Njësia e Kryeqytetit të Trafikut Rrugor në vazhdimësi angazhohen për ndërmarrjen e masave kundrejt kundërvajtësve të tillë. Vetëm gjatë javës së fundit, në kuadër të stacioneve të qytetit të Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 344 tiketa për kundërvajtjet në trafik për ndalje dhe parkim te parregullt”.
Ndërsa Drejtori i Inspekcionit Florian Dushi në Komunën e Prishtinës thotë se janë duke u marrë me lirimin e trotuareve të bllokuara, mirëpo ai thotë se kanë numër të vogël të inspektorëve edhe pse parkimi i parregullt është kompetencë e policisë.
“Ne jemi duke u marrë me lirimin e trotuareve të shumta të bllokuara në kryeqytet. Natyrisht, problemi qëndron tek numri i madh i trotuareve të bllokuara në njërën anë dhe në anën tjetër numri i vogël i inspektorëve të komunikacionit që kemi në dispozicion. Edhe pse parkimi i parregullt është kompetencë e policisë, ne do të vazhdojmë të merremi me këtë problem qoftë edhe duke vendosur barriera”, tha Dushi për arbresh.info.
Ndërsa eksperti rrugorë Nol Dedaj thotë se komuna duhet të bashkëpunoj me policinë, në mënyrë që të lirohen trotuaret dhe të mos rrezikohen këmbësoret.
“Komuna duhet të bashkëpunoj me Policinë, në mënyrë që të lirohen trotuaret dhe të mos rrezikohen këmbësoret. Duhet të lirohen këto hapësira dhe të bëhet lëvizja e banorëve të qytetit në mënyrë të sigurtë”, tha Dedaj.
Sipas tij, liria e lëvizjes së qytetarëve është e garantuar dhe kur ka pengesa të natyrës teknike, atëherë policia e inspektorati duhet të ndërhyjnë. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
etarëve është e garantuar dhe kur ka pengesa të natyrës teknike, atëherë policia e inspektorati duhet të ndërhyjnë. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...