Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht mw 17 qershor tw vitit 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Aksioni për heqjen e kësaj barrikade, që dikur ishte vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.
Gjatë këtij aksioni, mbi urë janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.
Ndryshe, heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh ka ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy eskavatorë që kanë ardhur nga veriu.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...