Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka komentuar punën e qeverisë për këto tre vite qeverisje.
Me anë të një postim i në Facebook, Bajrami ka thënë se “falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën”, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ajo përmendi edhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE, Albini e ka pranu Zajednicën, Qeveria e ka shkelë 7 herë Kushtetutën, Vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë”, ka shkruar deputetja Bajrami.
Tutje, ajo përmendi edhe disa nga premtimet e Qeverisë.
“Pas tri viteve të Qeverisë së LVV nuk janë ndërtu 160 çerdhe. Nuk janë ndërtu as 5 shtepi për të moshuarit. Nuk janë ndërtu as nuk kanë fillu 4000 banesa për çiftet e reja. Pas tri viteve nuk ka projekte infrastrukturore. Asnjë nga rrugët magjistrale nuk ka përfundu, projekte këto që kanë qënë në gjysëm. Shihni rrugën për Podujevë, rrugën për Pejë, atë për Gjilan – janë po aty ku ishin para tri viteve. Përkundër faktit që patën premtu lirim të çmimi të energjisë në dy vitet e fundit, energjia u shtrejtua dy herë – çmimi i saj u dyfishua (tarifa e ulët nga 3.34 cent u bë 6.81 cent, ndërsa tarifa e lartë nga 7.79 cent u bë 14.45 cent).”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Tutje, Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar.
“Rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen”, ka shkruar tutje Bajrami.
Postimi i plotë:
Sot, në tre vjetorin e qeverisjes së Kurtit dhe LVV realiteti është ky:
Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën,
Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE,
Albini e ka pranu Zajednicën,
Qeveria e ka shkelë 7 herë Kushtetutën,
Vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë,
Pas tri viteve të Qeverisë së LVV nuk janë ndërtu 160 çerdhe. Nuk janë ndërtu as 5 shtepi për të moshuarit. Nuk janë ndërtu as nuk kanë fillu 4000 banesa për çiftet e reja.
Pas tri viteve nuk ka projekte infrastrukturore. Asnjë nga rrugët magjistrale nuk ka përfundu, projekte këto që kanë qënë në gjysëm. Shihni rrugën për Podujevë, rrugën për Pejë, atë për Gjilan – janë po aty ku ishin para tri viteve.
Përkundër faktit që patën premtu lirim të çmimi të energjisë në dy vitet e fundit, energjia u shtrejtua dy herë – çmimi i saj u dyfishua (tarifa e ulët nga 3.34 cent u bë 6.81 cent, ndërsa tarifa e lartë nga 7.79 cent u bë 14.45 cent).
Vendi jonë përjetoi inflacion enorm, sot çmimet e shportës bazë të konsumit janë mbi 50% me të shtrejta, nuk e larguan TVSH-në siç kishin premtuar.
Jeta e qytetarëve është rënduar, sipas raportit të UNDP listës së qytetarëve të varfër i janë shtuar edhe 26 mijë veta. Qytetarët po e financojnë konsumin me kredi dhe mbitërheqje, këtë e dëshmojnë të dhënat nga BQK-ja.
Ka pasë rënie të eksportit, rënie të investimeve private.
Sipas të dhënave të Trustit në dhjetor të vitit 2023 ka vetëm 5000 kontributdhënës me shumë në Trust se një vit me parë.
Nuk ka pasë rritje të pagave, përjashtim të Kabinetit Qeveritar, nuk ka pasë asnjë politikë fiskale, asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit. Është dyfyshu tatimi në pronë për qytetarë dhe biznese.
Nuk ka sigurime shëndetësore, nuk ka barna esenciale dhe kushte higjenike në spitalet tonat dhe është e vërtetë se ka lista të pritjes shumë të gjata për disa shërbime mjeksore.
Ka korrupcion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryej punen e vet flet për korrupcion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për Vendin i Kosmisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro.
Ka nepotizëm, s’ka mbetë institucion pa u kapë nga militatat partiak e familjar. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre.
Në tri vitet e fundit janë dhënë 825 milionë euro subvencione me vendime të Qeverisë, pa asnjë kriter, pa asnjë efekt dhe pa kaluar filtrin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore sepse ai Komision nuk ekziston prej që ka ardhë LVV në pushtet.
Nuk është ndalë gjakderdhja financiare, ndërmarrjeve publike u janë dhënë mbi 200 milionë euro subvencione, rryma në komunat veriore i ka kushtu shtetit mbi 130 milionë euro.
Kosova ka dështuar në PISA, qe tri vite nxënësit fillojnë mësimin me nga një muaj vonesë. Sipas të dhënave të MASHT-it 77% e paraleleve dhe 33% e shkollave nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të zhvilluar mësim. Nuk është ndërmarrë asnjë reformë, reformën që ministrja do duhej ta ndërmerrte në gjithë Kosovën e ka ndërpre në Kamenicë dukë shkelë kushtetutën.
Buxheti i Universitetit të Prishtinës është 1 milion euro me i ulët se vitin e kaluar.
Patën premtuar se do t’i forcojnë sindikatat, në fakt i kanë luftu dhe ju kanë ndërpre jashtligjshëm financimin.
Paga minimale është ajo që ka qënë sepse Ligji është antikushtetues.
Nuk ka vetting në drejtësi, sepse qëllimin e paten të keq, deshën ta kapin drejtësinë, andaj edhe kjo reformë ju ngeci.
Nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, andaj njerëzit e këtij vendi po ikin.
E vërteta është se keni dështu!
Rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...