Tri vetura përfshihen në një aksident në Vushtrri

23:19 | 2 Prill 2019
L G

Zyrtarë të Policisë së rajonit të Mitrovicës kanë konfirmuar se tri vetura janë aksidentuar sonte në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë, por sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar përmes telefonit se gjatë këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe ka vetëm dëme materiale sipas informacioneve fillestare, derisa shkaku i aksidentit ende nuk dihet”, ka thënë ai.

Ndryshe, aksidentet në trafik është bërë temë shqetësuese, pasi viteve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i viktimave.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 20 persona, derisa nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi nuk respektohen rregullat e përgjithshme në trafik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme