Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Haradinaj ka deklaruar një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, një shtëpi tjetër me vlerë 270 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall me vlerë 27.300 euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi me vlerë 340 mijë euro, një vilë me vlerë 120 mijë në emër të përbashkët, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro dhe një shtëpi tjetër me vlerë 340 mijë euro. Vetëm dy nga këto pasuri, kryetari i AAK-së ka deklaruar se i ka blerë me kredi.
Ai ka bërë të ditur se ka një veturë, e cila kushton 19 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij, ka veturën e tij e cila kushton 8 mijë euro.
Haradinaj ka njoftuar se ka mbi 16 mijë euro në një bankë, kurse bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj ka mbi 58 mijë euro.
Si deputet i Kuvendit, Haradinaj merr 20.489.52 euro të ardhura vjetore.
Deklarimin e plotë të pasurisë së Ramush Haradinaj, mund ta gjeni duke klikuar këtu./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...