Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në tërë territorin e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës familjare, shkruan arbresh.info.
Rasti i parë ka ndodhur në Gjilan ku është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij duke sulmuar fizikisht.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prizren ku është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar femrën me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në Pejë ku është arrestuar një person, pasi që I njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur familjarët e tij.
Me urdhër të prokurorit I dyshuari dërgohet në mbajtje./Arbresh.info.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...