Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë.
Është fjala për Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se deklarata e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”, ka shkruar ai.
Më tej, ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.
Full 🇩🇪 support for @EUKosovo‘s statement!
Despite knowing that all the three laws are important for 🇽🇰’s path towards the 🇪🇺, majority of recommendations from EU + @coe were ignored.
My advice to @KuvendiRks: Reconsider the proposed amendments and align the drafts before voting! https://t.co/GkSlhWJOLC— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 26, 2024
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...