Google ADS

Tri parti të reja pritet t’i shtohen Kosovës në zgjedhjet e mundshme të vjeshtës

15:28 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Para votuesve kosovarë mund të dalin edhe tri parti të reja, që presin të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Balliste, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Diasporës, janë tri subjektet që presin certifikim.

Në një njoftim për media të KQZ-së, për mbledhjen e cila do të mbahet të enjten e 8 gushtit, është bërë me dije edhe rendi i ditës.

Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së fillimisht do ta vë në votim shqyrtimin dhe miratimin i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së.

E pasojnë aktivitetet e Zyrës së Regjistrimit të Partive Politike. E aty janë tri pika.

“Rekomandim për rishqyrtim lidhur me Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Balliste’; Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Euroatlantike e Kosovës’; dhe Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike ‘Partia Demokratike e Diasporës’”, janë tri pikat që do të shqyrtohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme