Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kornizën e Qeverisë së Kosovës për dialogun, shkruan Arbresh.info.
Para anëtarëve të Akademisë, kryeministri Hoti tha se që nga marrja e detyrës ka punuar intensivisht me kolegët e tij në kabinetin qeveritar dhe ka zhvilluar diskutime intensive me partnerët në qendrat kryesore, në Bruksel fillimisht, në Uashington, në Berlin edhe në Paris, për të rikonfirmuar edhe një herë vullnetin e Qeverisë për të hyrë në procesin e dialogut, por edhe në të njëjtën kohë duke ua prezantuar atyre qasjen e koalicionit qeverisës në këtë proces.
Shefi i ekzekutivit kosovarë i ka paraqitur tri parimet e dialogut që sipas tij nuk heq dorë nga to, shkruan Arbresh.info.
Këto janë tri parimet e dialogut Kosovë-Serbi nga qeveria Hoti:
Pra, parimi i parë është që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Unë nuk dua as si qytetar, as si kryeministër dhe as nuk kam mandat të diskutoj për integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
E dyta, në marrëveshjen që duhet të arrihet për normalizim të marrëdhënieve për njohje reciproke e cila marrëveshje duhet të sigurojë që konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë zhduket njëherë e përgjithmonë.
Parimi i dytë është që organizmi kushtetues dhe shtetëror i Kosovës, që është i panegociueshëm. Nuk ka pushtet të ndërmjetëm.
Dhe parimi i tretë, marrëveshja që duhet të arrihet, duhet të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Këto janë tri parimet bazike që do të na udhëheqin neve në procesin e dialogut./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...