Edhe pas tri orëve në takim nuk ka marrëveshje koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur Glauk Konjufca nga VV dhe Avdullah Hoti nga LDK, raporton arbresh.info.
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se as sot nuk ka ndonjë marrëveshje, dhe takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.
”Ne po i vazhdojmë takimet nuk i kemi përmbyll ende, as tani nuk kemi ndonjë marrëveshje në ditët në vijim do i vazhdojmë përsëri takimet”, ka thënë Hoti.
Glauk Konjucfa nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk ka marrëveshje as sot.
“Krejt çka mund te them deri me tani nuk ka marrëveshje”, ka thënë ai.
Gjatë mbrëmjes së kaluar ishte thënë se qëndrimet janë përafruar, e madje edhe Lutfi Haziri tha se sot do të ndodhë një marrëveshje e madhe, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Dy partitë kishin paralajmëruar marrëveshje koalicioni që nga mbajtja e zgjedhjeve e u tha se me certifikimin e rezultateve do të arrihej, por që tani nuk duket as në horizont./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...