Google ADS

Tri orë pritje për të kaluar kufirin në Merdare

18:14 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Deri në tri orë po presin bashkatdhetarët për të kaluar kufirin Serbi-Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, raporton Indeksonline.

Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë 500 metra dhe se pritjet po janë tejet të gjata.

“Jemi që një kohë të gjatë duke pritur në kufi. Shumë ngadalë po ec kontrolla e pasaportave. Jemi me fëmijë në veturë dhe vërtetë po lodhemi duke pritur”, ka thënë njëri nga bashkatdhetarët për Indeksonline.

Ai ka një kërkesë tek autoritet policore që të shpejtojnë procedurat kufitare dhe qytetarëve tu mundësohet kalimi më i shpejt i kufirit.

Indeksonline ka marr informacion te Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar se për dallim nga pika kufitare në Merdare, gjendja në pikat tjera është më mirë.

Në Vërmicë kolona është e gjatë deri në 120 metra por në këtë pikë janë hapur tri korsi kalimi dhe qytetarët presin jo më shumë se 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Të Dheu i bardhë kolona është 15 metra sikurse në Han të Elezit. Ndërsa në Mutivodë dhe pikat tjera kufitare që gjithsej janë 12 nuk ka fare kolonë të automjeteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme