Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të mëtejshme ndërtimore, që nga 20 qershori janë vendosur te tri ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Punimet i ndërpreu Komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila funksionon brenda sistemit të Kosovës, me arsyetimin se ato nuk kanë leje ndërtimi. Më 21 korrik, Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar në terren se punimet nuk janë vazhduar, gjegjësisht se punëtorët me makineri janë tërhequr duke lënë pas vetëm material ndërtimor.
Vetëm përpara njërës prej këtyre tri ndërtesave është një tabelë me informacione për investitorin dhe kontraktorin. Bëhet fjalë për ndërtimin e objektit të ri për Universitetin që punon sipas sistemit serb dhe për të cilin janë ndarë para nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Kontraktor është një kompani që është në listën e zezë të SHBA-së – “RAD 028”.
Në vendin e ndërtimit të ndërprerë, tani qëndrojnë muret e katër ndërtesave trekatëshe me tulla, ndërsa kati i katërt mbetet i hapur.
Për dy objektet e tjera, nuk dihet asgjë, kush qëndron pas tyre apo çfarë supozohet të jenë, sepse nuk ka asnjë shenjë.
Mirëpo, nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, thonë se bëhet fjalë për banesa për raste sociale, si dhe një shkollë. Ata nuk specifikuan se kush po ndërton apo financon.
Në Mitrovicën e Veriut paralelisht funksionon edhe një komunë nën sistemin serb, e cila kryesisht realizon projekte të financuara nga Serbia. Deri në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të nëntorit të vitit të kaluar, në duart e Listës Serbe ishin edhe komunat nën sistemin e Kosovës.
Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve në prill, në krye të katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – tashmë janë shqiptarët.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e tensioneve të reja në atë rajon, të cilat kanë vazhduar që nga fundi i majit./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...