Tri ministri premtojnë projekte milionëshe për Gjakovën

14:13 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjakova do të mirëpres projekte të medha që do të ndikojnë në zhvillimin e saj si komunë. Kështu u tha sot në vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministres së Mjedisit, Albena Reshitaj dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, që i bënë Komunës së Gjakovës, ku u priten nga kryetari Ardian Gjini.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se gjatë takimit të sotëm janë nënshkruar 5 memorandume për këtë komunë.“Janë nënshkruar 5 memorandume për fillimin e punimeve në infrastrukturë në Gjakovë por në të njëjtën kohë kemi biseduar edhe për projektet që janë duke vazhduar. Ka kogja do projekte qe kanë nisë, kemi bisedu edhe për projekte që do të nisin”, tha Gjini.

“…investimet në Gjakovë kanë mungu për një kohë të gjatë, me ministrin e kulturës kemi bisedu për projektin e tereneve të tenisit, për shtëpinë e kulturës në Rugovë. Me ministren Reshitaj kemi bisedu për shumë projekte, për ujrat, trashëgiminë natyrore dhe mbrojtjen e natyrës. Ndërkaq me ministrin Lekaj i kemi nënshkru memorandumët për 5 projekte kapitale ndër to është edhe fillimi i ndërtimit të qarkores. Po ashtu kemi biseduar edhe për anulimin e kredisë për Gjakovën. Infrastruktura në Gjakovë do të ndërtohet siç është ndërtuar nëpër të gjitha komunat tjera”, tha mes tjerash Ardian Gjini.Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se pranvera e këtij viti do të jetë punishte për Gjakovën, raporton Ekonomia Online.“Nga Gjakova japim mesazhe që pranvera do të jetë punishte e madhe për Gjakovën por edhe për komunat tjera. Ne sot nënshkruam me kryetarin një memorandum për financim apo për mbështetje që i bëhet komunës së Gjakovës për infrastrukturë në vlerë prej 14 milion euro. Jam zotuar që Gjakova do të përfitojë atë që e meriton sepse me keqardhje e them që kemi pas mbetur zorr qorre. I falenderoj ministrat prezent dhe ministrin e punëve të brendshme që është duke e ndërtuar stacionin policor dhe mendoj që ky është bashkpunim i mirë”, tha ministri Lekaj.Ai ka folur gjithashtu edhe për projektet për të cilat ata kanë nënshkruar marrëveshje memorandumi.“Janë diku 16 projekte, më e rëndësishmja është qarkorja që e shkarkon nga trafiku qendrën e qytetit dhe mendoj se është projekt qe do të kushtoj diku 18 milion euro dhe projektet tjera ku më i liri do të jetë 300 mijë euro”, tha Lekaj.Ministrja e Mjedisit Albena Reshitaj tha se kjo ministri do të investojë në projekte që do e përmirësojnë jeten e qytetarit të Gjakovës.“Ne si ministri kemi ndarë për këtë vit dhe vitet në vazhdim disa pjesë nga buxheti ynë për trajtimin e mjedisit në Komunën e Gjakovës. E di që në Komunën e Gjakovës janë disa lumenj. Jemi zotuar që do të bëjmë rehabilitimin e disa shtretërve të lumenjëve. Gjithashtu në projekt kemi ndarë për trajtimin e lumit Krena diku 220 mijë euro ga buxheti. Gjithashtu është edhe trajtimi i ujrave të zeza projekt i stërvonuar për Komunen e Gjakovës”, tha Albena Reshitaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme