Qeveria e Kosovës shpejt pritet të vendosë masën e njëjtë qysh e aplikon Serbia lidhur me qarkullimin e njerëzve me vetura, ku kosovarët detyrohen t’i vendosin targat e përkohshme kur nisën për në shtetin serb. Veç kësaj, Ekzekutivi do të vendosë edhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Po ashtu, Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet të cilat nuk ia njeh Kosovës përfshirë certifikata të ndryshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic e ka pasur informacionin e saktë kur paralajmëroi se edhe tri masa të reja do t’i vendos Kosova në raport me shtetin serb.
Burime të Gazetës Express brenda institucioneve të Kosovës kanë konfirmuar se masa e parë do të jetë vendosja e masës reciproke ndaj veturave të Serbisë e cila aplikohet për veturat kosovarë.
Qytetarët serbë do të detyrohen të vendosin tabela të përkohshme njësoj sikur i vendosin kosovarët kur shkojnë në Serbi.
Masa e dytë, sipas burimeve, pritet të jetë ndalimin e mallrave të kompanive me brende botërore, të cilat nuk janë ndaluar deri më tash.
“Disa prej brendeve kryesore na kanë njoftuar se Kosova s’do të furnizohet prej fabrikave në Serbi. Do t’i sjellin të njëjta produkte nga fabrikat që kanë në Maqedoni, Hungari dhe vende tjera të BE’së”, ka konfirmuar burime të Express.
Masa e tretë kundër Serbisë pritet të jetë vendimi i Qeverisë për të mos njohur dokumentet serbe njësoj sic nuk i pranon Serbia dokumentet kosovarë që kanë të bëjnë me cilësinë e produkteve etj.
Në Qeverinë e Kosovës kanë refuzuar të japin detaje të masave të reja. Vetëm kanë konfirmuar se kanë strategji për t’iu kundërvënë Serbisë, e cila krijon bllokada për bizneset kosovare.
“Nuk dua të komentoj qëndrimin e kryeministrit, por kemi një strategji që parasheh impelmentimine pakove tjera që e pamundësojnë sjellne e një anshme të Serbisë”, ka deklaruar Avni Arifi, Këshilltar i Kryeminsitrit Haradinaj.
Qeveria e Kosovës, fillimisht, kishte vendosur taksën prej 10 për qind për produktet serbe për të shkuar pastaj në masën 100 për qind. Me këtë veprim janë bllokuar produktet serbe dhe ato boshnjake të hyjnë në Kosovë.
Ramush Haradinaj ka thënë se s’do të ketë heqje të taksës pa e njohur Serbia Republikën e Kosovës.
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...