Sot, më 12 tetor, në Köln janë duke u zhvilluar takime biznes me biznes ndërmjet blerësve industrialë gjermanë dhe kompanive prodhuese nga Ballkani Perëndimor.
Interesimi i kompanive gjermane për t’u furnizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur dukshëm që nga koha e pandemisë dhe së fundi duke marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë në zinxhirët e tyre të furnizimit për shkak të zhvillimeve të fundit gjeo-politike, përcjell Arbresh.info.
Për herë të 9-të, Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës e Gjermanisë (BMWK) bashkë me Asociacionin për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (BME) organizojnë në bashkëpunim me rrjetin e Odave Ekonomike Gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor Konferencën me karakter B2B (biznes me biznes) “Iniciativa e Blerjeve në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Delegacionin kosovar është duke u kryesuar nga Besarta Hyseni, udhëheqëse e Departamentit për Hyrje në Treg në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
“Nearshoring është temë shumë aktuale. Ne si OEGJK përpiqemi të krijojmë sa më shumë mundësi për kompanitë vendore që të rrisin eksportin për në Gjermani. Jemi të lumtur që anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, firmat Automatiks, Monting dhe Forma janë përzgjedhur për këto takime në Köln – kjo dëshmon se produktet kosovare kanë cilësi të lartë”, thekson Hyseni.
Nisma për zhvillimin e kësaj konference është marrë në 2014, si pjesë e procesit të Berlinit. Që nga edicioni i parë e deri më sot janë zhvilluar mbi 3,500 takime mes blerësve gjermanë dhe furnitorëve nga Ballkani Perëndimor.
“Potenciali në tregjet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë shumë i madh. Me këtë iniciativë, ne jo vetëm paraqesim shanse, por ndihmojmë të gjitha palët në ballafaqimin me sfidat e tanishme,” thekson Olaf Holzgrefe, Drejtori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Asociacionin për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit (BME).
Kompanitë pjesëmarrëse janë nga Kosova, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëri./Arbresh.info
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...
Forumi i Rinisë së LDK-së dorëzon kallëzim penal në Prokuror...
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...