Tri kompani ajrore reagojnë ndaj një shkrimi në media

14:17 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Reagim nga kompanitë ajrore Air Munich, Reiseburo Prishtina, Sky Express dhe My Sky, lidhur me publikimin e shkrimit të datës 18 dhjetor 2017 në gazetën Zëri me titullin “Aviokompanitë mashtruese rikthehen në prag të festive”Me datën 18.12.2017 gazeta “Zëri” ka publikuar shkrimin me titull “Aviokompanitë mashtruese rikthehen në prag të festave”, një shkrim ky që si në titulli e tij, po ashtu edhe në brendësi përmban shume të pavërteta, është tepër tendencioz, i njëanshëm, i pa arsyetuar dhe kundërthënës në vetvete.

Ajo që bie në sy në këtë shkrim është tendenca e gazetarit, redaktorit dhe pronarit të këtij mediumi, që përmes shfrytëzimit të medias të linçoj dhe dëmtoj punën dhe imazhin e kompanive Air Munich, Reiseburo Prishtina, Sky Express dhe My sky, të cilat janë kompani serioze që paguajnë taksat e rregullta shtetërore dhe operojnë mbi bazën e standardeve ligjore të rregullave të konkurrueshme të tregut të aviacionit civil.

Për hir të opinionit publik, si dhe të gjithë pasagjerëve dhe klientëve tonë, duam që të demantojmë këtë lajm shumë tendencioz, dhe të tregojmë të vërtetën e kundërt me atë se çfarë i është servuar publikut përmes lajmit të rrejshëm në gazetën “Zëri”, e cila udhëhiqet nga një pronar i cili edhe ai operon në tregun e aviacionit, e që ne rastin konkret ka përdorur mediumin e tijë me qëllim të eliminimit të konkurrencës lojale, duke shpifur dhe dezinformuar opinionin publik me të pa vërteta rreth veprimtarisë së kompanive tona.

Njoftojmë gjithë opinion publik, e veçanërisht bashkatdhetarët dhe klientët tanë se vonesa e cila është shkaktuar në fluturimet Munich-Prishtinë dhe Dyseldorf-Prishtinë ka ndodhur për shkaqe të një defekti teknik të aeroplanit, dhe ka qenë jashtë vullnetit dhe mundësive tona që këto fluturime të realizohen në kohën e paraparë, krejt kjo sepse kriter themelor në të gjitha aeroportet ndërkombëtarë në fillim të para çdo fluturimi është kontrolli i nivelit të sigurisë së fluturimit, e që pas konstatimit nga ekipet kontrolluese ky fluturim nuk është lejuar që të kryhet ne kohen e caktuar pa u përfunduar testet dhe evitimi i defekteve të konstatuara. Këtë e dëshmon edhe deklarata e zëdhënëses se aeroportit znj. Valentina Gara. Pavarësisht kësaj, Aviokompania “Orange 2Fly”, e kontraktuar nga Kompania Reiseburo Prishtina në kohë rekorde ka zëvendësuar fluturimin me një kompani tjetër, përmes të cilës ka bërë të mundur që të realizohet fluturimi i humbur nga KOLN për në Prishtinë, kjo edhe për arsyet se Aeroporti i Duseldorfit ka orar të limituar dhe nuk punon pas orës 21:00.

Menagjmenti i kompanive tona ka aranzhuar dhe përcjellë udhëtaret me autobus në nga Duseldorf për në Aeroportin e KOLN-it, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transferimit dhe akomodimit, dhe është arritur që fluturimi nga KOLN për Prishtinë të realizohet në ora 02:30. Kompanitë tona shprehin keqardhjen ndaj udhëtarëve për vonesën e shkaktuar jashtë përgjegjësive tona, e të cilët edhe na kanë mirëkuptuar duke konsideruar si të arsyeshme kur kihet parasysh siguria e pasagjerëve, e që në raste të tilla vonesa të tilla ndodhin dhe janë të arsyeshme për shkak të elementit të sigurisë.

Si kompani të atakauara me këtë shkrim me propagandë dezinformuese, na është bërë dëmtim i madh i imazhit duke na shkaktuar humbje të besimit, duke cenuar kredibilitetin dhe seriozitetin tonë si operator serioz, krejt kjo përmes një publikimi të jo profesional, tendencioz dhe me qellim të eliminimit nga tregu dhe krijimi i hapësirës për një treg monopolist nga ana e pronarit të medias dezinformuese.

Dëshirojmë të ju informojmë se ne do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kundër këtij shkrimi tendencioz do të ushtrojmë mjetet juridike në dispozicion duke ngritur padi pranë organeve kompetente lidhur me shpifjet e bërë nga gazetari, redaktori dhe pronari i gazetës “Zëri”, ku do të kërkojmë kompensimin e dëmit të shkaktuar me rastin e publikimit të këtij shkrimi./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme