Tri komisione parlamentare do të mblidhen të martën në Kuvendin e Kosovës.
Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropian, Komisionit për Arsim dhe ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Dy komisionet e para do të mbahen në orën 10:00, ndërsa ai i fundit në ora 11:00.
Më poshtë mund të shihni agjendën se çfarë do të shqyrtohet:
10:00
Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”. Marrin pjesë: Jörn Rohde ambasador i Gjermanisë; Pavel Bílek ambasador Çekisë; Tomash Szunyog shef i Zyrës së BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021 me Burbuqe Hana etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302). /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...