Dy raste të dhunimit seksual në Prishtinë janë regjistruar dje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar seksualisht dy gra.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe një person tjetër është arrestuar dje pasi që para katër ditësh ka sulmuar seksualisht një grua në Prishtinë.
I njëjti me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 05.09.2022 – 11:30. Me 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...