Google ADS

Tri dridhje të tokës brenda 13 minutave në Greqi

23:26 | 9 Janar 2022
A. B.

Një tërmet rreth 5.5 shkallë të rihterit ka goditur qytetin e Florinës, në Greqi të Veriut.

Organizata e Pavarur Shkencore, EMSC ka raportuar se në këtë rajon janë ndjerë tri dridhje të tokës brenda 13 minutave.

E tërmet sonte pati edhe në vendet e afërta me Greqinë.

Dridhje të tokës u dëgjuan edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Tërmeti dridhjen më të fuqishme raportohet ta ketë pasur pas Greqisë në Maqedoninë e Veriut.

Nga Kosova tashmë janë publikuar edhe disa video-incizime të momentit kur edhe pati dridhje të tokës./arbresh.info/

Lexo edhe:

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut

Tërmeti dridhë Prishtinën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme