Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore në Kosovë, në Prishtinë vjen një organizim që do të rikthejë kujtimet dhe idealet e asaj kohe.
Muhamet Mala, historian në lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, tha se bordi organizativ i protestës ka paraparë 3 ditë aktivitete të ndryshme.
“Pjesmarrës nga Kosova dhe rajoni, akademik të ndryshëm dhe historian janë bërë pjesë e këtij organizmi për të cilën janë paraqitur 40 kumtesa duke shënuar 20 vjetorin e protestës së 1 tetorit dhe temë boshte është Lëvizja Studentore”,tha Mala.
Përderisa dje, me 1 tetor nga ora 17:00 u mbajt akademia solemne, si dhe në ora 20:00u shfaq filmi dokumentar kushtuar protestës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore, sot mbahet Konferenca Shkencore “Lëvizja Studentore në Kosovë dhe Protesta e 1 Tetorit 1997. Ndërsa nesër me date 3 tetor, pra dita e tretë e aktiviteteve të organizuara për shënimin e kësaj dite, duke filluar nga ora 18:00 hapet ekspozita “ 1 Tetori përmes fotografive të kohës”.
Duke u kthyer pas Mala thotë se gjendja e universitetit le shumë për të dëshiruar.
“Pas 20 vitesh Universiteti nuk është ai që e kemi dëshiruar sepse universiteti duhet të jetë promoter i të gjitha zhvillimeve ekonomike, të prijë për të mbarë në çdo organizim e në zhvillim në përgjithësi”, tha Mala duke shpresuar në përmirësimin e gjendjes aktuale./RTK/
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...