Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se ka dallime thelbësore ndërmjet iniciativës së Bashkimit Evropian për për “Tregun e Përbashkët Rajonal”, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe idesë së Rama-Vuçiq-Zaev për “Mini-Shengenin”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Tregu i Përbashkët Rajonal vendos në udhëheqje Gjermaninë, kurse Mini-Shengeni, Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
Ka së paku tre dallime thelbësore në mes iniciativës së BE-së për “Tregun e Përbashkët Rajonal”, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe idejes së Rama-Vuçiq-Zaev për “Mini-Shengenin”.
E para vendos në lidership Gjermaninë, e dyta vendos Serbinë.
E para përfshinë të gjitha shtetet mike të Kosovës dhe zvogëlon rolin e Serbisë, e dyta i përjashton të gjitha shtetet mike të Kosovës dhe rrit rolin e Serbisë.
E para ka synim integrimin në BE-në, e dyta ka synim konsolidimin e ndikimit të Serbisë në Ballkan./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë