Juristja e njohur, Flutura Kusari ka reaguar për rastin e tre vjeçarit në Fushë Kosovë, i cili u rrah fizikisht nga edukatoret e një çerdhe në Fushë Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se pse nuk janë arrestuar mësueset ende.
“Pse nuk janë arrestu mësueset ende? Pse? Me pas qenë fëmija i ndonjë politikanes apo politikani, mësueset e kishin kalu natën ne fllad nga mbrëmë”, ka shkruar Kusari.
Kujtojmë se një fëmijë i moshës tre vjeç është rrahur fizikisht nga edukatoret e një çerdhe në Fushë Kosovë.
Fatos Geci, njëherit edhe familjari i fëmijës, thotë se nipi i tij ka pësuar trauma psikike, dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me këtë rast./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Fëmija 3 vjeç rrahet brutalisht e ngrehet zvarrë në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%