Drejtori menaxhues i Ndërmarrjes ‘Trepça’, Ahmet Tmava, ka thënë se ka interesim të kompanive të huaja për të investuar në ndërmarrjen ‘Trepça’, mirëpo ka bërë me dije se ‘Trepça; ende vepron si ndërmarrje shoqërore.
Në një intervistë dhënë për ‘Epokën e Re’, Tmava ka thënë se , sipas ligjit të ri për ‘Trepçën’, kjo ndërmarrje duhet të regjistrohet si shoqëri aksionare dhe duhet ta ketë të zgjedhur bordin udhëheqës të ‘Trepçës’ dhe bordin menaxhues.
“Jemi peng i moszgjidhjes së bordit, Ndërmarrja ‘Trepça’ ende figuron si ndërmarrje shoqërore, kurse vepron sipas ligjit të ri që është bërë nga Qeveria.
Vendimet e mëdha, çfarëdo forme qofshin, nuk mund të merren pa regjistrimin e ndërmarrjes dhe funksionalizimin e bordit”, ka thënë Tmava.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...