Google ADS

Trepça hap 180 vende të lira për punë praktike

19:16 | 29 Maj 2022
KRG

Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, ka bërë të ditur se ndërmarrja publike Trepç Sh.A ka bërë thirrje për punë praktike.

Sipas Arifajt, puna praktike do të bëhet në tri grupe, ku secili grup do të t’i ketë 60 praktikantë me kohëzgjatje prej 6 muajsh.

“Kujtojmë se si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar dhe jemi duke punuar që sa më shpejt ta kthejmë Trepçën në ndërmarrje profitabile, që do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Arifaj, përcjell Klankosova.tv.

Detajet për aplikim për punë praktike mund t’i gjeni duke klikuar

KËTU

 

Të ngjashme