Google ADS

“Trepça është e pandarë, menaxhon edhe asetet në veri”

12:11 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Gjiganti metarulgjik “Trepça”, menaxhon me të gjitha asetet e saj, bazuar në Statutin e miratuar për këtë ndërmarrje.

Kështu është shprehur për Ekonomia Online, Ramiz Krasniqi, drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Krasniqi thotë se “Trepça” është e shtrirë në të gjithë vendin, me njësitë e saj edhe në Mitrovicën veriore.

“Njësit e minierave, Trepça është mirë do më thanë e pandarë si ndërmarrje dhe normal që janë fut edhe njësit tjera edhe ato që janë në pjesën veriore Mitrovicës, por edhe minierat e Artanës, Kishnicës, Badocit sepse Trepça njihet si një ndërmarrje me të gjitha asetet që i ka”, tha Krasniqi.

Sipas tij, komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, është i pari institucion në vend që ka bashkëpunim me drejtuesit në veri, por edhe mbikëqyrë shfrytëzimin e resurseve.

“Po, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ndoshta është institucioni i parë në Kosovë që e ka mbikëqyr edhe shfrytëzimin e resurseve minerale në Mitrovicën veriore apo Kosovën veriore dhe ata janë të licencuar sepse janë aset i Trepçës”.

Ndërsa sa i përket Ligjit të miratuar për Trepçën, Krasniqi e ka cilësuar si lajm të mirë.

“Për regjistrimin e ndërmarrjes Trepça merret bordi i Trepçës edhe menaxhmenti i Trepçës dhe në bazë të takimeve që i kemi pas me ta, ata janë në fazën finale, domethënë është një lajm i mirë për Kosovën sepse Trepça tashmë është ndërmarrje shoqërore, dhe që menaxhohet nga Qeveria dhe nga punëtorët”.

“80% e aseteve i menaxhon Qeveria ndërsa 20% vlerë të shitjes që parashihet në të ardhmen me u privatizua është e minatorëve apo punëtorët që kanë punuar edhe më herët e tash janë pensionuar”

“…sipas informatave janë në fazën finale të ndërrimit të statutit të Trepçës sepse ka kaluar Ligji për Trepçën në Kuvendin e Kosovës dhe tash është në proces”.

Ai më tej ka sqaruar se eksporti nuk është i madh dhe se eksportohet thëngjill, mbetje të Trepçës me përqindje metali, etj.

“Eksporti, këto çmime i kanë doganat po eksporti nuk është i madh kryesisht eksponohet thëngjill, edhe ndonjë shkëmbi dekorativ që tash vitet e fundit kanë filluar të hyjnë në treg, dhe janë licencuar disa ndërmarrje që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin dhe shkëmbinjve dekorativ si dhe sipas të dhënave që kemi nga dogana janë të eksportuara edhe disa mbetje të Trepçës që janë me përqindje të konsiderueshme të metalit mbetje para lufte deponi të Trepçës të cilat eksportohen jashtë sepse ka të interesim në disa shtete”.

Krasniqi thotë se sektori minerar është i një rëndësie të madhe, por sipas tij, në mungesë të një institucioni serioz, nuk është kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomik.

“Gjendja e përgjithshme në sektorin e minierave dhe mineraleve në Republikën e Kosovës mujm me thanë që është pjesërisht e kënaqshme, pasi që ende nuk kemi një institut serioz që kish me ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Si institucion që lëshon licenca, Krasniqi ka bërë të ditur se janë mbi 200 ndërmarrje për shfrytëzim, përpunim dhe hulumtim në resurset minerale.

“Vetëm në vitin e kaluar pasi ne jemi agjension i pavarur për licencimin e ndërmarrjeve që merren me hulumtimin shfrytëzimin dhe përpunimin e resurseve minerale po ju njoftoj qe KPM ka licencuar mbi 200 ndërmarrje vetëm vitin e kaluar që pretendojnë të shfrytëzojnë të përpunojnë edhe të hulumtojnë resurse minerale në Republikën e Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme