Treni ka goditur një kamion të Elkos Center në fshatin Qyshk të Pejës, raporton arbresh.info.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info, Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës.
Ai ka treguar se katër persona janë lënduar lehtë, tre prej të cilëve udhëtarë të trenit, si dhe shoferi i kamionit.
“Mundemi të konfirmojmë aksidentin në Qyshk, katër persona janë lënduar, tre udhëtarë dhe shoferi i kamionit. Ata janë jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur zëdhënësi i PK-së.
Sipas Ibrajt aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së ngasësit të kamionit i cili nuk ka ndaluar në afërsi të binarëve të trenit./Arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...